E rëndë në Fier, 63-vjeçari konsumon fotoksinë dhe humb jetën në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 16:28
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier. Një 63-vjeçar ka konsumuar fotoksinë dhe ka humbur jetën
Njoftimi i policisë:
Fier
Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.