Zbardhen detaje nga burgosja e gruas në Tiranë/ Kishin 4 fëmijë, Asqeri Mandi dyshonte se e shoqja e tradhtonte

Pas rastit të Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbante të ngujuar familjen e tij, një tjetër ngjarje e ngjashme raportohet sërish në Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili dhunonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur duke e mbikëqyrur me kamera.

Ndërkaq gazetari Edison Vatnikaj raporton detaje të rekja nga ky arrestim, ku thekson se Autori Asqeri Mandi jetonte jashtë shtetit.

“Kishte 4 fëmijë. Policia mori informacion dhe ndërhyri. Gjatë këqyrjes së kamerave janë vënë re lëvizje të çrregullta nga Mandi.

Duke luajtur me fëmijë ai është parë duke u çuar dhe i gjuan gruas. 34-vjeçari dyshonte se e shoqja e tradhtonte gjatë kohës që ky ishte në emigrim”, thekson gazetari Edison Vatnikaj.

Zbardhen detaje nga burgosja e gruas në Tiranë/ Kishin 4