Balla: Një tjetër operacion i suksesshëm ndërkombëtar, u vu para drejtësisë një grup kriminal

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shkruan se një tjetër operacion ndërkombëtar me agjenci ligjzbatuese nga disa vende evropiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë

Balla: Një tjetër operacion ndërkombëtar Interpol, Europol, Eurojust, agjenci ligjzbatuese nga disa vende europiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë në gjetjen anëtarëve të një grupi kriminal dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Përgëzime strukturave të Policisë së Shtetit në vendosjen e një niveli të ri të rëndësishëm besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere.