“Rrethohet” Parlamenti/ Opozita zbret në “fushë-betejë”, me flamuj dhe brohoritje, nis protesta brenda dhe jashtë Kuvendit

Një numër i konsiderueshëm mbështetësish të Partisë Demokratike ka ardhur ditën e sotme në kryeqytet për tju bashkuar protestës së thirrur përpara Kuvendit.

Në pamje shihen makina dhe mbështetës me flamur që brohorasin duke bërë thirrije për prezencën në protestë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar pamjet në Facebookun e tij. 

Vërshim masiv drejt Tiranës për protestën para Parlamentit Rama- Linda! Nderim! Nderim, luftëtarëve të betejës pa kthim”, shkruan Beriusha në Facebook.

“Rrethohet” Parlamenti/ Opozita zbret në

Kuvendi pritet të mblidhet këtë të hënë në ora 17:00. Kjo seancë vjen  pas “javës së gjelbër”, ku ligjvënësit kanë qenë në takime në zonat e tyre zgjedhore.

Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo që lidhet me diskutimin e problematikave që ligjvënësit kanë evidentuar në zonat e tyre elektorale gjatë javës së shkuar.

Në këtë seancë, do të mungojnë 19 deputetë të grupimeve opozitare, të cilët janë pezulluar për shkak të bllokimit të seancave të shkuara në Kuvend apo në komisionet parlamentare.

Paralelisht me zhvillimet brenda sallës së seancës plenare, grupi i “Rithemelimit” dhe grupi i deputetëve që mbështesin kreun e grupit parlamentarë Demokratë, Gamzent Bardhin, po mbajnë protestë në oborrin e Kuvendit, e cila prej disa minutash po shoqërohet me tensione.

Deputetët e opozitës i kërkojnë Gardës që të hapë rrugën që të futen në sallë ndërsa mes deputetëve janë edhe ata të cilët janë përjashtuar një javë më parë.

“Zoti terrorist me kollare, hap rrugën”, dëgjohet të thotë deputeti Dashnor Sula.

Deputeti Asllan Dogjani bën thirrje që populli të hyjë brenda. “Këtu është diktaturë. Edhe Enver Hoxha nuk i ndalonte deputetët të hyjnë brenda”, tha ai.

“Komandanti iu mori nja 100 milionë euro dhe iku”, tha deputeti Ervin Salianji, drejtuar punonjësve të Gardës.