Akuzat e Ahmetajt, Noka: Qeveria, organizatë mafioze që kërcënon me jetë këdo që i del kundër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 13:57
Flamur Noka nga Kryesia e Kuvendit u ndal në një prononcim për mediat.
“Numri 2 i rilindjes qartësoi shqiptarët s kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që kërcënon me jetë çdo njeri që i del kundër.
Deklaratat e Ahmetajt ishin alarm i madh, dy organizata kriminale, qeveria që vetëm vjedh e vjedh, ka një organizatë tjetër kriminale që quhet SPAK duke mbuluar gjurmët e krimit të organizatës e parës.
Fsheh provat që Veliaj është pronari real i inceneratorit të Tiranës.
Arben Ahmetaj tregoi se pronari është Veliaj dhe 40% një biznesmen shqiptaro-zviceran.
Të thënat e Ahmetajt, rrëqethëse. Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë.
