Akuzat e Arben Ahmetajt dhe incineratorët, demokratët kërkojnë interpelancë urgjente me Ramën
Partia Demokratike zyrtare kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj.
Arbi Agalliu, në cilësinë e sekretarit të grupit të PD, ka depozituar kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente.
Ish-numri 2 iu qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.
Protesta në Kuvend dhe jashtë tij
Ndërkaq lidhur me këtë çështje, Opozita mban sot një protestë para Kuvendit, në një kohë kur në të njëjtën orën parashikohet të ketë dhe seancë plenare.
Mësohet se protesta do të nisë në orën 17:00, ashtu siç është njoftuar edhe për seancën në Kuvend. Vendimi është marrë nga të gjithë deputetët opozitarë të grupimeve Berisha-Bardhi.
Protesta do të jetë vijimi i aksionit opozitar, pasi opozitës nuk i janë plotësuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi para simpatizantëve të tij nga banesa, pasi ndodhet në arrest shtëpie, se socialistët duhet të bashkohen me opozitën në protestë pasi dëshmuan se si Arben Ahmetaj tha se Edi Rama e kishte kërcënuar.

