Boçi: Opozita nuk heq dorë nga mosbindja civile, protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard apo shpërndarje trëndafilash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 12:41
Nënkryetari i grupit të Rithemelimit në PD, Luçiano Boçi në një intervistë në Ora Neës foli për protestën e opozitës sot para Kuvendit si dhe për aksionin e opozitës në ditët në vijim. Boçi u shpreh se se protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard apo shpërndarje trëndafilash.
Boçi: Kur rregullat e lojës janë të sulmuara sigurisht që do ketë reagim.
Ka pasur mosbindje civile në parlament, që do vazhdojnë edhe nesër.
Do ketë njerëz, është bërë thirrje që të jenë prezentë para parlamentit.
Edhe strukturat e PD janë lajmëruar. Ka të bëjë me rezistencën që ka shfaqur dhe do e shfaqë në vazhdim.
Opozita nuk do heqë dorë nga mosbindja civile. Protestat nuk do jenë shëtitje në bulevard apo shpërndarje trëndafilash.
