Në skamje me dy të sëmurë/ 62 vjeçarja apelon për ndihmë: Një strehë ku të qëndroj me fëmijët. Të detyruar të qëndrojmë pranë spitalit
Nushe Dollapaj 62 vjec nga bajram Curri kërkon ndihmën e shtetit, por dhe kujtdo që ka mundësi ta ndihmojnë atë për një strehë. Me bashkëshortin e sëmurë e dy fëmijë me probleme të shëndetit mendor 62 vjeçarja lutet që t’i ndryshojnë jetën.
Me dy fëmijë të sëmurë Nushe Dollapaj u detyrua të shpërngulet nga vendlindja e saj, në një zonë pranë QSUT në Tiranë.
Shkak u bë domosdoshmëria për të qenë sa më pranë spitalit, për tu ardhur në ndihmë fëmijëve kur ata kanë probleme që janë të shpeshta.
E vetme, pa të ardhura mundohet të kapërcejë ditët me ato pak para që i kanë dhënë të afërmit.
Pas një viti thotë se tanimë nuk mund të sigurojë as medikamentet apo qiranë. Është 62 vjeç me vajzën 25 vjeç dhe djalin 18 thotë se po bën gjithçka, por fuqitë po i shterojnë.
Me dorën shtrirë apelon për ndihmë, së paku për ti qëndruar pranë djalit dhe vajzës që prej vegjëlisë janë me probleme shëndetësore.
Me shpresën se dikush do ta ndihmojë apo dhe shteti ta dëgjojë thirrjen e saj ajo vijon të apelojë për ndihmë për ti ndryshuar sado pak jetën dy fëmijëve të saj që fatkeqësisht nuk janë të aftë që sot kur ajo ka nevojë të jenë ndihmë për të.


