Allaraj: Për produket jo ushqimore që kontaminojnë ushqimin, pika e kontaktit është AKU-ja

Inspektore e Ushqimit në AKU, Yllka Allaraj e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se për produktet jo ushqimore që janë në kontakt me ushqimin pika e kontaktit është AKU.

Allaraj: AKU ka si mision mbrojtjen e konsumatorit.

Një ndër proceduart që i kushton vëmendje të vecante janë alertet që vijnë për produktet ushqimore dhe me gjithë gamën që kanë lidhje me ushqimin.

Pika e kontaktit për alertet ndërkombëtare është sistemi europian, që quhet Rasf.

Në momentin që na vijnë këto alertë, AKU vepron urgjent.

Për produket jo ushqimore që janë në kontakt me ushqimin pika e kontaktit është AKU.