Shqipëri-Itali, njihen kontributet/ Aliaj: Përfitojnë rreth 200 mijë pensionistë
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2024, 15:21
Drejtuesja e Sindikatës italiane ‘’INAS’’, Beskida Aliaj në një intervistë në Ora News foli për njohjen e kontributeve mes Shqipërisë dhe Italisë që do nënshkruhet ditën e martë. Aliaj u shpreh se nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 200 mijë pensionistë.
Aliaj: Në momentin që firmoset nga ministria e Jashtme, pastaj kalohet në ratifikimin në parlament përkatëse.
Jemi shumë pranë.
Numrit total i emigrantëve shqiptarë në Itali është diku tek 700 mijë.
Bëhet fjalë për rreth 200 mijë pensionistë përfitues, janë rreth 30 mijë pensionistë në vit.
Kategoritë që përfitojnë pensionin janë pensionistët, barrëlindjeve, e papunësisë.
Të gjitha këto kategori janë përfituese të kësaj marrëveshjeje.
