Dervishi: Duhet të kthejmë vëmendjen tek bujtinat, janë të rëndësishme për turizmin
Kryetari i shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave shqiptare, Kujtim Dervishi në një intervistë në Ora News foli për turizmin në Shqipëri. Dervishi u shpreh se duhet të kthehet vëmendja tek bujtinat pasi ato janë të rëndësishme për turizmin.
Dervishi: Ky vit duke marrë shkas edhe nga viti i kaluar mendoj se ka një rritje të turistëve, përsa i përket edhe marrëveshjeve që janë nënshkruar një vit më parë do ketë një rritje 30% më tepër se viti që lamë pas.
Kjo edhe për shkak të mediave shqiptare por edhe të huaja që kanë bërë një panoramë të qartë të turizmit shqiptar.
Turizmi shqiptar ofron mjaft atraksione jo vetëm bregdeti por janë tre faktorë kryesor, i pari është mikpritja, i dyti është ushqimi dhe i treti është cmimi që na favorizon si vend turistik.
Duhet të kthejmë vëmendjen tek bujtinat, janë të rëndësishme për turizmin.
