Plastika në paketim, Sulaj: Efekti më i shprehur në popullatë është ekspozimi kronik

Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë së Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Kapllan Sulaj i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se efekti më i shprehur në popullatë i plastikës në paketim është ekspozimi kronik.

Sulaj: Ushqimet fillimisht nuk kanë njohur ndonjë paketim të madh.

Sot industria e paketimit është zhvilluar së tepërmi.

Unë dua të theksoj se efekti më i shprehur në popullatë është ekspozimi kronik.

Ne nuk vërejmë asnjë lloj toksiciteti duke përdorur plastikën e përditshme.