“Djali i artë” Paolo Rossi, nga fanellat te trofetë, objektet që mund të shihni në ekspozitën e legjendës
Në Tiranë u çel ekspozita unike kushtuar jetës dhe karrierës së legjendës italiane të futbollit, Paolo Rosi, por edhe e shumë prej legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në fushën e blertë. Kryeministri Edi Rama i pranishëm tha se ata i jepnin shpresë Shqipërisë së izoluar.
Këpuca e artë e vitit 1982 kur Italia shpallej kampione botë është me dhjetëra objekteve të ish futbollistit Paolo Rosi pjesë e ekspozitës ekspozita “Një Djalë i Artë dhe Legjendat e Futbollit” që mbërriti në Tiranë.
Në fokus është jeta brenda dhe jashtë fushës së blertë të futbollistit dhe njeriut.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në çeljen e ekspozitës, mes vlerësimeve tha se futbolli i Paolo Rosit e bashkëkohësve të tij për Shqipërinë komuniste ishte shpresë për të parë botën
Motivues e cilësoi kreu i FSHF, Armando Duka. Lidhjet mes dy vendeve i theksuan edhe miqtë nga Italia, mes të cilëve trajneri legjendar Arrigo Sacchi
Ekspozita unike për Paolo Rosi do të qëndrojë e hapur deri më 24 Shkurt në Muzeun Kombëtar, ndërsa hyrja është e lirë.
