PAMJET/ Iu gjenden armë, mijëra dollarë dhe miliona lekë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2024, 10:12
Policia e Tiranës ka arrestuar dy 20-vjeçarë, pas informacioneve se ata qendronin pranë Pallatit të Kulturës të armatosur. Në kuadrin e operacionit të koduar “Shitësit, u prangosën një 19-vjeçar nga Shkodra dhe një 20-vjeçar nga Kamza.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti 19-vjeçarit një pistoletë me krehër dhe municion.
Ndërsa 20-vjeçarit R.P nga Kamza iu gjetën në banesë 82 mijë dollarë amerikanë, 590 mijë lekë, pranga si të policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike dhe dy aparate celulare.
Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

