Grabitet pika e këmbimit valutor në Institut, autorët u futen duke çarë murin (PAMJET)

Një pikë këmbimi valutore është vjedhur në zonën e njohur si ura pranë Institutit Bujqësor në Tiranë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë natës, teksa mësohet se në këtë vjedhje kanë përfshirë të paktën 3 persona.

Nga të dhënat e deri tanishme bëhet me dije se ata kanë hyrë në ambientet e pikës së këmbimit valutor duke çarë murin e biznesit ngjitur me të.

Pasi kanë hyrë brenda hajdutët kanë marrë të gjitha paratë që ishin lënë aty, shumë e cila mendohet se është 1 milionë lek të reja.

Pasi kanë marrë paratë ata janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip BMW.