Eksperti i IT-së, Progni: AKSHI e dinte për sulmin, por nuk mori masa, vetë TIMS-i është i hakeruar
Në një intervistë për Ora News, eksperti i IT-së, Gent Progni u shpreh se e vetmja databazë që i kontrollonte sa njerëz kanë qenë në vend ishte sistemi TIMS.
Ai shtoi se këtu nuk ka iranianë, por ka një grup interesi që shantazhin qeverinë dhe për të manipulaur skandalet që do të dalin në të ardhmen.
Progni: E vetmja databazë që i kontrollonte këto ishte sistemi TIMS dhe i vërtetonte se persona janë në Shqipëri, apo sa persona kanë qenë kur është votuar. Vetë TIMS-i është i hakeruar dhe kompremtuar dhe nga drejtori i IT-së në policinë e shtetit. Kanë ndërhyrë në data bazat që mund të zbulonin të vërteten. Ka qenë edhe rastin kur duhej e-mailin i një punonjësi për të vërtetuar komunikimet me UNESCO-n dhe AKSHI tha se është fshirë. Pra ky është justifikimi që bëhet.
Jam i bindur se këtu nuk ka iranianë, por ka një grup interesi që shantazhin qeverinë dhe për të manipuluar skandalet që do të dalin në të ardhmen. AKSHI ka qenë në dijeni për problemet dhe nuk kanë marrë asnjë masë. U futën hakerat në sistem dhe nxorën të dhënat. Drejtoresha e AKSHI-t doli në TV dhe tha se nuk ka ndërhyrje në sistem.
