Hakerimi/ Eksperti i IT-së, Progni: Sulm i brendshëm, po shantazhohet AKSHI e qeveria për tendera

Në një intervistë për Ora News, eksperti i IT-së, Gent Progni u shpreh se është publikuar një pjesë e data bazës dhe kjo të çon se ka një grup të brendshëm që ka interesa tenderash në AKSHI.

Ai shtoi se Ka një grup interesi që shantazhin qeverinë dhe AKSHI-n për tendera dhe para nga qeveria, teksa foli për një certifikatë të hedhur pa logo në Telegram e cila duhet të hetohet.

Progni: Është publikuar një pjesë e data bazës dhe kjo të con në dyshimin se ka një grup të brendshëm që ka interesa tenderash në AKSHI. Kemi pasur një certifikatë nga një person nga ky grup hakërrimi që ka qenë pa logo dhe është fshirë për 7 sekonda në Telegram dhe ajo mund të zbulojë se kush është pas këtij grupi. Për çudinë e të gjithëve ajo certifikatë nuk hetohet nga askush.

Ka një grup interesi që shantazhin qeverinë dhe AKSHI-n për tendera dhe para nga qeveria. Kjo certifikatë e tregon se kush është pa këtij grupi në Telegram. Hetimi i saj nxjerr përdoruesit dhe kompjuterin se ku është gjeneruar ajo. Mjafton kaq për të gjetur personin që qëndron pas këtij grupi në Telegram. Nëse vijmë te sulmi i INSTAT e kam thënë që do të jetë pre e sulmeve.