Hall qysh në mëngjes/ Beqaj paraqitet në SPAK për "Sterilizimin": Mora edhe hard drive-in me të dhënat e laptopin

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka treguar arsyen e paraqitjes në ambientet e SPAK ditën e sotme (2 shkurt).

Ish-ministri Beqaj deklaroi se sot është dita e caktuar nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur në organin e hetuesisë.

Ndërsa shtoi se ka marrë edhe hard drive me të dhënat e laptop që iu sekuestruar në apartamentin e tij më 28 dhjetor.

Ilir Beqaj: “Sot ishte e premte, dita e paraqitjes. por mora edhe hard drive me të dhënat e laptop, që është sekuestruar në apartamentin tim më 28 dhjetor.”