Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugë në Shijak

Një 54 vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shijakut.

Ngjarja është regjistruar në lagjen "Shilore", kur trupi i pajetë i shtetasit F. Ç. është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.