Profesor Hanxhari: Ndotja e ajrit në Tiranë shumë problematike, i shkurtohet jeta qytetarëve

I ftuar në Ora News për nivelin e ndotjes në Tiranë, profesori Romeo Hanxhari u shpreh se në Tiranë është matur përqendrimin në disa zona që janë hot spot që janë katastrofike për shkak të mungesë së ajrimit.

Ai shtoi se OBSH qysh prej vitit 2008 doli në një përfundim mesatar, duke thënë se çdo banori të Tiranës i shkurtohet mesatarisht 6 muaj jetë për shkak të ajrit.

Hanxhari: Në përgjithësi qytetet e rajonit, janë të ndotura. Në Tiranë është matur përqendrimin në disa zona që janë hot spot që janë katastrofike për shkak të mungesë së ajrimit. Në përgjithësi situata në Tiranë është shumë problematike. Duhet të flisnin për të dhënat që duhet të shkonin te publiku për këtë çështje, për ndotjet dhe zonat më të ndotura.

OBSH qysh prej vitit 2008 doli në një përfundim mesatar, duke thënë se çdo banori të Tiranës i shkurtohet mesatarisht 6 muaj jetë për shkak të ajrit. Ka ndotës parësor që dalin nga automjetet, ndërsa ka edhe dytësor. Në Tiranë ka smog fotokimik për shkak se ka trafik dhe shumë ditë me diell, duke hyrë në një reaksion.