Avokati Islami: Në ligj nuk është parashikuar përndjekja si vepër penale në rrjetet sociale, dhe kjo është lënë në ndërgjegjen e gjyqtarit

Situata po kthehet shqetësuese sa i përket personave që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.

Për “Ora News” në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, avokati Roland Islami foli për rastet e përndjekjes së personave të ndryshimeve.

“Vepra penale e përndjekjes është përfshirë në Kodin Penal vetëm pas vitit 2012. Dhe në Kodin Penal nuk ëhstë përligjuar ashtu siç është përndjekja si akt, pasi kjo dispozitë nuk ka përfshirë të gjitha shqetësime të ligjshme apo të paligjshme që ndodhin me të vërtetë.

Përndjekja në rrjetet sociale, nuk është e parashikuar penalisht në Kodin Penal, dhe këtë e kemi lënë në bindjen e brendshme të vetë gjyqtarit. Dhe kjo nuk është e qartë. Pasi ligji duhet të parashikojë çdo veprim të ligjshëm dhe të paligjshëm, dhe kjo na çon tek interpretimet vetjake të gjyqatëve”, theksoi ndër të tjera avokati Roland Islami.