Vëllai erdhi nga Greqia në Korçë dhe gjeti nënën dhe motrën të pajeta në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2024, 18:09
Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë.
vajza Ornela Vangjeli 54-vjeç ishte me profesion mësuese në Vithkuq. Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë e para si pasojë e arrestit kardiak dhe më pas nëna e saj e cila ishte e paralizuar.
Ndërkohë që vëllai i Ornelës jetonte në Greqi dhe ka ardhur vetë në banesë ku i ka gjetur. Ai ka mundur të hyjë brenda pas ndihmës së zjarrëfikëses për të hapur derën, ku edhe ka gjetur të pajeta trupat e nënës dhe motrës.
