Broja largohet nga Chelsea, transferohet te rivalët e Premier League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2024, 18:57
Armando Broja do të largohet nga Chelsea do të transferohet te Fulham.
Dy klubet kanë arritur akordin mes tyre dhe thuhet se marrëveshja është arritur në huazim deri në fund të sezonit.
Falë kësaj marrëveshjeje, Broja pritet të ketë shumë më tepër minuta në dispozicion për të arritur formën më të mirë para Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Gjermani.
Kujtojmë se në këtë sezon sulmuesi shqiptar ka shënuar 1 gol në Premier League dhe këtë gol e ka pikërisht kundër Fulham.
