Gështenja: I kemi tejkaluar konfliket brenda nesh, opozita tani ka përballë Ramën
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2024, 13:12
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja në një intervistë në Ora News foli për situatën dhe aksionin e opozitës. Gështenja u shpreh se opozita i ka tejkaluar konfliktet brenda saj dhe se tani kanë përballë vetëm Edi Ramën.
Gështenja: Prej më shumë se 4 vitesh e gjithë opozita është e bashkuar dhe është funksionale në parlament.
Nga shtatori i vitit të kaluar, kemi një opozitë funksionale në parlament.
Në cdo mbledhje është diskutuar se duhet të kemi një opozitë funksionale të bashkuar edhe jashtë parlamentit.
Kemi lënë pas sulemt ndaj nëri tjetrit.
Sot që ne flasim opozita reale ka përballë Edi Ramën dhe jo njëri tjetrin, pra është tejkaluar ky ngërc.
