Bie ndërtimi e turizmi, rritet industria, BSH: Më pak kontrata për banesa,  kërkesë e ulët për pushime

Banka e Shqipërisë raporton ulje të besimit në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit. Shkak janë bërë kontratat në rënie të porosive.  Gjetjet flasin për rritje të marrëveshjeve për eksportet në industri, ku sektori shfaqet edhe më optimist

Viti 2024 nisi me rënie të besimit ne ekonomi kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe atë të shërbimeve.

Ne analizën e publikuar nga Banka e Shqipërisë, shkak për këtë është rënia e kontratave të porosive.
Sa i përket çmimeve bizneset presin ulje te tyre ne te ardhmen dhe I njëjti trend mendohet të vijojë edhe për punësimin.

Sa i takon sektorit të shërbimeve që përfshihet edhe turizmi, ndikim ka uljen e kërkesës prej konsumatorëve. Bizneset në këto sektorë presin që punësimi dhe kërkesat po ashtu dhe çmimet në muajt në vijim të pësojnë ulje

Ndryshe nga këto sektorë ai i tregtisë dhe industrisë shënuan rritje gjatë janarit. Sipas analizës besimi në tregti u rrit me 4.9 %.

Indikatorët kryesor ishte optimizmi i bizneseve për ecurinë nisur nga shitjet që kanë, duke pritur rritje të punësimit dhe ulje të çmimeve.

Besimi në industri u rrit me 4% në këtë periudhë, kjo e lidhur me  kontratat e porosisë për eksporte dhe prodhimi.

Prirjet për punësimin dhe prodhimin në këtë sektor pritet të vazhdojnë te rriten ndërsa çmimet në rënie.

Sa i takon besimit të konsumatorëve ai u ul me 0.9%, e ndikuar nga situate aktuale financiare dhe çmimet e larta, megjithatë kjo nuk ka ndalur konsumatorët të bëjnë blerje të mëdha, ndërkaq ata presin rritje të mëtejshme të çmimeve.