VIDEO/ Beci sërish për "Migjenin": Ekspertët po vlerësojnë sistemin e ngrohjes së teatrit

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, ka vizituar ambientet e teatrit “Migjeni”, ku një ekip profesionistësh po vlerëson sistemin e ngrohjes.

Përmes rrjeteve sociale, kryebashkiaku i Shkodrës Beci theksoi se se “shumë shpejt presim të kemi lajme të tjera të mira dhe përveç mbështetjes që po jep bashkia të kemi mbështetje edhe nga donatorë e institucione qendrore”.

“Një ekip profesionistësh po bën vlerësimin e problemeve teknike të sistemit të ngrohjes së teatrit “Migjeni”. E papranueshme që një institucion i të tilla niveleve të mos siguronte kushte optimale për trupën e aktorëve, por edhe për spektatorin shkodran”, shkruan Beci në rrjetet sociale.

“Diskutuam nga afër me punonjësit e mirëmbajtjes edhe për ambiente të tjera të teatrit, për të cilat shumë shpejt presim të kemi lajme të tjera të mira dhe përveç mbështetjes që po jep bashkia të kemi mbështetje edhe nga donatorë e institucione qendrore”, përfundon reagimin e tij kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.