Vasili: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, kurohen një herë në 2-3 ditë

Deputeti I PL-së, Petrit Vasili në një intervistë në Ora Neës u shpreh se pensionistët nuk blejnë dot ilacet me pensionet e tyre.

Vasili: Deklarimi i djeshëm i Metës është i një rëndësie të madhe.

Të ngresh problemet e pensionistëve është një nga misionet më të rëndësishme shoqërore.

Bëhet fjalë për një numër rreth 600 mijë pensionistë, për një nivel të jetesës së tyre në nivelin e mizerjes së tyre.

Është gati e pamundur të marrin edhe barnat e tyre.

Pensionistët nuk mund të blejnë kurën komplet, kurohen 1 herë në 2-3 ditë. Nuk blejnë dot ilacet.