PROTESTË PËR PAGAT/ 4 muaj pa asnjë lekë, punonjësit e AKBN-së nisin kryengritjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2024, 11:03
Punonjësit e AKBN kërkojnë zgjidhje për pagat e vonuara prej katër muajsh.
Gjatë ditë së sotme punonjësit e AKBN-së deklaruan se edhe pse atyre iu është premtuar zgjidhja e situatës nga drejtori i ri i këtij institucioni, sërish asgjë nuk është konkretizuar.
“Kemi katër muaj pa i marrë! Na u premtua nga drejtori i ri, por ende asnjë veprim”, theksuan ata.
Po ashtu, punonjësit e AKBN-së apelojnë për t'i dhënë zgjidhje vonesës së rrogave.

