Iraku u eliminua nga Kupa e Azisë, gazetarët irakianë tentojnë të godasin trajnerin e tyre në konferencën për shtyp
Me humbjen 2-1 nga Jordania, Iraku u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Azisë.
Pas takimit, në konferencë për shtyp, trajneri i kombëtares irakianë, Hezus Kasas, u paraqit para mediave për të folur për humbjen që i solli eliminimin nga Kupa e Azisë.
Gjatë kohës që trajneri po jepet pikëpamjet e tija për takimin, duke dhënë edhe sqarimet e rastit, një grup gazetarësh nga Iraku të emocionuar dhe të nevrikosur të sulmonin trajnerin spanjoll të kombëtares së tyre.
Pas këtij incidenti përfaqësuesit e mediave irakiane të pranishëm në konferencë, u larguan pa bërë pyetje për trajnerin dhe në sallë mbeten vetëm gazetarë nga shtete të tjera.
Trajneri spanjoll siguroi gjithashtu se këto intervista nuk e dëmtuan në asnjë mënyrë kombëtaren e Irakut dhe bëri të qartë se synon të vazhdojë detyrën e tij, duke synuar objektivin madhor, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
