Kush e do SPAK-un nën kontroll? Tabaku: Ndërhyrjet e Shalsit, absurde. Tregojnë se PS-ja nuk ka shumë pushtet
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në Ora News komentoi nismën e mazhorancës për ngritjen e një strukture për kontrollimin e Prokurorisë së Posaçme.
“Në Partinë Socialiste janë ngritur dy grupe pune të grupit parlamentar të PS-së, ku njëri drejtohet nga z. Shalsi, i cili ka marrë përsipër detyrën e madhe të ristrukturimit të Parlamentit dhe ta bëjë atë gati për procesin e integrimit dhe këtu është një pikëpyetje e madhe.
Sepse grupi parlamentar i PS-së nuk ka asnjë lidhje me shërbimin civil dhe stafin e Kuvendit. Dhe kur grupi parlamentar i PS-së ndërmerr një nismë të tillë për të monitoruar një institucion të pavarur, atëherë këtu ka një shqetësim shumë të madh.
Së dyti ai merr përsipër të kryejë një funksion që unë si kryetare e Komisionit të Integrimit. Ndërkohë që bëhet fjalë për një grup të dytë pune, i cili drejtohet nga z. Xhafaj, që ka qenë më pak vokal me intervista.
z. Shalsi mbase ka marrë përsipër të bëjë dhe detyrën e zëdhënësit publik të kësaj iniciative, i cili po punon me institucionet e pavarura, i cili interesohet se si ato i kryejnë detyrat e integrimit, ku bën pjesë dhe SPAK-u.
Dhe unë e kam parë që deklaratave të z. Dumani t’u përgjigjet në mënyrë absurde z. Shalsi. Dhe të dyja këto iniciativa tregojnë përpjekjet e tyre për të pasur nën kontroll SPAK-un. Gjë që kjo tregon se ata nuk kanë dhe aq shumë pushtet, ndaj e duan këtë kontroll”, u shpreh ndër të tjera, ligjvënësja demokrate Jorida Tabaku.


