Berisha i drejtohet mbështetësve: Nëse demokratët nuk do të merrnin kthesën, PD do të ishte një fasadë opozitë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se dy vjet më parë në mënyrë që Edi Rama të vendoste paqen e përhershme në sundimin e tij, në mënyrë që Edi Rama të qeveriste i qetë me Lulin e tij, Sali Berishën e shpallën non grata për korrupsion, e shpallën non grata për minimin e demokracisë.

Pjesë nga fjalimi i Berishës

Berisha i drejtohet mbështetësve: Nëse demokratët nuk do

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, të pranishëm sonte në këtë protestë, përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme.

Ju misionarët e kthesës së madhe, vendimtare për fatin e demokracisë, lirisë, dinjitetit dhe të ardhmes tonë, por dhe vetë ekzistencës së kombit shqiptar.

Ju, burrat, gratë, djemtë e vajzat e kthesës, jeni frymëzimi, shpresa e pashuar e mbarë shqiptarëve.

Çdo demokrat, qytetar, duhet ta ketë të qartë se në rast se sot heziton dhe nuk ngrihet kundër regjimit monist të Edi Ramës, nesër mund të jetë vonë, nesër ai pavarësisht nga qëndrimi i tij, nga vota e tij, por me indiferencën, heshtjen, ka firmosur mandatin e tij që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e votës.

Ndaj dhe protesta juaj, kthesa juaj në agun që ndahet terri nga drita, shpresa nga dëshpërimi, e shkuara diktatoriale nga e ardhmja, jeni pararendës të një Shqipërie tjetër, të rivendosjes së pluralizmit, votës së lirë, besimit tek Shqipëria.

Demokrate e demokratë!

Historia juaj është historia e betejave për idealet më fisnike, të larta.

Historia juaj është historia e ndryshimit të vazhdueshëm për të ndryshuar Shqipëri.

Historia juaj është historia e njerëzve, e burrave dhe grave të kthesave epokale, të kthesave që ndan dritën nga terri, diktaturën nga demokracia, gënjeshtrën nga e vërteta.

Të tillë jeni ju, të tillë janë demokratët.

Dy vjet më parë në mënyrë që Edi Rama të vendoste paqen e përhershme në sundimin e tij, në mënyrë që Edi Rama të qeveriste i qetë me Lulin e tij, Sali Berishën e shpallën non grata për korrupsion, e shpallën non grata për minimin e demokracisë.

Unë e di se, sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm, idealistë, ju njerëz të të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besoni gënjeshtrën për të vërtetë.

Nuk mund të pranonit kurrë shantazhin e padrejtë.

Nuk mund të pranonit kurrë që Sali Berisha, njeriu që kishte luftuar më shumë se kushdo tjetër në jetën e tij, korrupsionin në këtë vend, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushtetit, si i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

Që Liri Berisha e cila kishte 14 vite që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim, çdo ditë e çdo natë me fëmijë autikë.

Nuk mund ta pranonit ju kurrë një akuzë të tillë, të pavërtetë e cila kishte vetëm një synim, të çelikoste pushtetin e Edi Ramës.

Por s’mund të pranonit ju kurrë një vendim i cili bazohej fund e krye në korrupsionin transnacional Rama-Soros-McGonigal, i cili kishte për qëllim vetëm një, të forconte pushtetin e Edi Ramës.

Pavarësisht se i vriste Shqipërisë shpresën.

Pavarësisht se e shndërronte Shqipërinë në një vend pa opozitë, vështirësitë tuaja individuale, familjare, sociale për të zgjedhur ishin të jashtëzakonshëm.

Demokratet e demokratët ishin njerëzit e vërtetë dhe zgjodhën të vërtetën.

Zgjodhën opozitarizmin sovran.

U akuzuat se ishit antiamerikan.

U akuzuat se ishit antiperëndimore.

Po a mund të pranonit ju se Sali Berisha kishte minuar demokracinë në një kohë që në 6 vite qeverisja e PD-së kishte firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Kishte marrë rekomandimin për vend kandidat nga Komisioni Europian.

Anëtarësio vendin plotësisht në NATO.

Të gjitha këto pa përjashtim ishin rezultat i konsolidimit të standardeve demokratike në Shqipërisë.

I luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

I luftës së suksesshme ndaj korrupsionit.

A mund të pranonit ju se Sali Berisha kishte minuar demokracinë në një kohë ju, vetëm 5 muaj para largimit tim nga pushtetit dëgjuat me veshët tuaj se si, sekretarja Hillary Clinton i tha shqiptarëve dhe botës; cilido që dëshiron të shikojë demokracinë në veprim të vijë në Shqipëri.

Jo e jo, ju u ngritët, morët kthesën shpëtimtare për PD-në, për opozitën shqiptare, për pluralizmin.

Imagjinoni për një moment në rast se ju, 44 mijë demokrate e demokratë që morët pjesë në referendumet e partisë, nuk do të kishit marrë kthesën, ku do të ishim ne sot.

Do të ishte një fasadë opozitë, vendimet për të cilën merreshin nga Balla e Brava në kuzhinën e Desadës, në takime të fshehta.

Por jo, dallimi mes jush dhe të tjerëve është i madh. Ju jeni njerëz të idealeve, të parimeve, të dinjitetit, ju nuk mund të shisnit për asgjë të vërtetën. Ju donit shumë Amerikën, Europën, por doni më shumë Shqipërinë, doni më shumë të vërtetën. Ndaj dhe morët kthesën, kthesën shpëtimtare.

Miqtë e mi! Ecëm në një rrugë të vështirë. U përballëm me presion ç’njerëzore, kërcënime të jashtëzakonshme. Por me besimin tek e vërteta, kapërcyem çdo vështirësi. Narkopropaganda u vërsul mbi ju me të gjitha epitetet.

Mendoni pak për një moment; ata që ju quanin ju antiamerikan, që quanin Berishën antiamerikan sepse në Shqipëri kishte sjellë Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin. Mendoni pak sot miqtë e mi, kur Edi Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë Amerikane, kryezbuluesin e SHBA, njeriun që kishte detyrë dhe mision mbrojtjen e vendit të tij të madh nga spiunët dhe korrupsioni, e korrupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës.

Ai po dënohet atje, Edi Rama ka aktpadinë. Çfarë thonë këta proamerikanë, narkomanë. Çfarë thonë sot këto media dhe gazetarë, këta banalistë. A ekziston për ta skandali McGonigal, a është një akt armiqësor ndaj kombit të madh Amerikan, korruptimi i kryezbuluesit të tyre me pagesë. Ky pseudoamerikanizmi i tyre. Amerikanizmi ynë bazohet në vlera dhe vetëm vlera.