Riformatimi i Rithemelimit, Lita: Ata vetëm zhurmë bëjnë, ndaj marrin vetëm kartona të verdhë apo të kuq në Kuvend

Për gazetarin Lavdrim Lita mbledhja e Kryesisë së PD-së së grupimit të Rithemelimit nuk prodhoi asgjë të re në frontin e opozitës.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” Lita theksoi se vendimet e këtij grupimi përveçse disa emrave të rinj në Kryesi nuk prodhojnë asgjë për vetë qytetarët që presin më shumë nga opozita.

“Jeta parlamentare e cunguar por ka vazhduar, qytetarët s'po kuptojnë gjë. Përveç se emërimi i Klevis Balliut në Kryesi, apo edhe i caktimit të një administratori mediesh në Kryesi, këto vendime niuk sjellin asgjë për qytetarët.

Me vendimet e saj kjo opozitë nuk bën asgjë më shumë se sa merr veteëm kartona të verdhë apo të kuq në Kuvend. Ku zhurma e tyre i shërben mazhorancës të miratojë ligje shumë të rëndësishme në heshtje dhe pa debat në Kuvend, çka është shumë më domethënëse”, theksoi ndër të tjera gazetari Lavdrim Lita.