VIDEO/ Ilnisa e dashuruar me Meritonin: Je çmendur?! Sepse është shumë e pamundur...

Banorët e spektaklit televiziv "BBVA3", të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën.

Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

E teksa ka patur afrimitet mes shumë prej banorëve, një nga dyshet më të komentuara ka qenë Meriton-Ilnisa. Heidi e ka ngacmuar Ilnisën me pyetje për Meritonin, por si është përgjigjur ajo.

Një pjesë nga biseda:

Heidi: A ke rënë në dashuri me Meritonin?

Ilnisa: Çfarë je çmendur?! E kam seriozisht. Jo o gocë, a më njeh mua ti apo jo? Unë nuk e di se çfarë është ajo që po mendon. Ti mos i keqkupto njerëzit kur qeshin dhe ndihen mirë. Nuk ndodh ajo gjë, do isha shumë e lumtur që të ndodhte ndonjëherë por jo është e pamundur

Heidi: Pse?

Ilnisa: Sepse është shumë e pamundur…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)