VIDEO/ Juli këshillon Ervinin: Po bëhet lojë e pisët, shtro rrugën dhe futu…

Julian Deda është një nga banorët i cili deri më tani konsiderohet i fortë në lojën e tij pasi është përfshirë në debate e diskutime të shumta në shtëpinë e ‘BBV3’. Mëngjesin e sotëm ai e nisi ditën me disa këshilla për banorët e tjerë, teksa ju drejtua më konkretisht Ervinit.

Sipas tij, loja në shtëpi, referuar debateve, po bëhet ‘e pisët’ teksa i ka sugjeruar këngëtarit që të aktivizohet më shumë dhe njëfarë mënyre të mos bjerë pre e provokimeve.

Juli: Shtro rrugë dhe po nuk shtrove rrugë futu në grup pastaj se nuk ia del dot. Po bëhet një lojë shumë e pisët dhe unë e kam vënë re këtë, por edhe loja e pisët brenda rregullave është.

Ervini: Edhe unë e shikoj këtë gjë pavarësisht se nuk bëhem shumë pjesë e bisedave dhe këtyre gjërave, i kuptoj gjërat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)