Sofia Richie në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Elliot Grainge
Modelja e njohur Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge do të bëhen prindër. Modelja zbuloi për Vogue se është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit, një vajzë. Richie, e cila është rreth gjashtë muajshe shtatzënë, tha për revistën se ishte zgjedhja e saj ta mbante të fshehtë që ishte në pritje të ëmbël.
"Shtatzënia është vërtet e frikshme. Nuk e kuptova se ka kaq shumë gjëra që duhet të arrish dhe kaq shumë teste që duhet të bësh. Për mua, ishte vërtet e rëndësishme të mbronim shëndetin tonë mendor dhe hapësirën tonë në çift.", tha ajo
Richie tha se ajo dhe Grainge u tronditën kur mësuan se do të kishin një vajzë"
"Ne të dy menduam vërtet se ishte një djalë, kështu që ishte një tronditje e vërtetë. Ëndrra ime në jetë është të kem një vajzë megjithëse dhe Elliot është shumë i emocionuar."
Rikujtojmë, se Richie dhe Grainge dolën publikisht me lidhjen e tyre në fillim të vitit 2021.
