FOTO/ Të gjithë sytë nga Rita Ora, këngëtarja bën diferencën në Javën e Modës në Paris
Rita Ora, shkëlqeu dhe tërhoqi të gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq e veshur me ngjyrat ku e zi!
Jemi mësuar me veshjet e saj ekstravagante, nga xixat, teminat, ngjyrat, dekolteja e hapur… megjithatë impresionon sa herë vishet Kuq e Zi.
Rita Ora ka bërë diferencën në Javën e Modës në Paris.
Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan të gjatë të zi, me një fjongo të kuqe të madhe në pjesën e pasme, që arrinte deri në dysheme.

Me kurrizin e ekspozuar dhe flokët e celët të lënë lëshuar, 33-vjeçarja kishte zgjedhur një palë dorashka të gjata për të plotësuar pamjen elegante.
“Faleminderit që më ftuat për t’ju përfaqësuar juve në këtë vend magjik”, ka shkruar ajo në “Instagram”, duke iu referuar markës luksoz të orëve zviceriane “Audemars Piguet” dhe stilistes australiane “Tamara Ralph”.

Ylli i muzikës, e cila prej disa ditësh ndodhet në Paris për të shijuar Javën e Modës, gjatë këtij eventi këndoi hitin e saj “Anywhere”.

Javën e kaluar, Rita zbuloi se kishte bashkëpunuar me Keith Urban dhe ndau një klip të shkurtër, si një trailer të klipit të saj të ri

