Tragjike: Humb jetën në moshë të re, 18-vjeçarja, ish-missi nga Kavaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2024, 11:10
Lorena Bërdufi 18 vjeç është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.
E reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit. Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë. Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.

