Problemet e blegtorëve/ Pilgu: Kosto e prodhimit të qumështit pësoi rritje. Kaloshi: Këtu importohet pa kriter

Ekspert i Bujqësisë, Ilir Pilgu dhe investitori në Blegtori Franc Kaloshi ishin të ftuar në Ora News ku folën për problemet e blegtorëve në Shqipëri.

Kaloshi u shpreh se në Shqipëri importohet pa kriter dhe pa kontroll, ndërsa Pilgu u shpreh se kosto e prodhimit të qumështit pësoi rritje, gjë që ndikoi në xhepat e konsumatorëve.

Pilgu: Është një situatë pak e miksuar. Shoqatat funksionojnë në bazë të interesave të individëve. Kosto e prodhimit të qumështit pësoi rritje, gjë që ndikoi në xhepat e konsumatorëve.

Kaloshi: Dicka madhore i pengon fermerët. I kanë problemet më të mëdha se në Europë. Janë në një moment drastik të punës së tyre. Cmimi i qumështit pësoi ulje.

Të gjithë prodhuesit e drithërëve të vendit e kanë produktin stok. Këtu importohet pa kriter e pa kontroll.