Tirana do presë Samitin e turizmit, ministrat e Evropës mblidhen në kryeqytetin shqiptar në 7-9 prill

Shqipëria po bëhet gati që në datat 7-9 prill të presë në Tiranë ministrat e Turizmit nga e gjithë Evropa, në kuadër të mbledhjes së komisionit për EVropën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Ministrja Mirela Kumbaro, gjatë panairit ndërkombëtar të turizmit “FITUR”, u takua me drejtuesit e Organizatës Botërore për të diskutuar detaje të agjendës të mbledhjes së prillit.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit vlerësoi Shqipërinë për rritjen e shpejtë në turizëm dhe modelin e saj me fokus mbrojtjen e mjedisit.