Gati projektligji për moshimin dhe edukimin se*sual në shkolla - Mblidhet Grupi Vullnetar Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin

Grupi Vullnetar Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin, organizoi mbledhjen e radhës ku u diskutua mbi prioritetet dhe sfidat e këtij grupi, edhe në kuadër të objektivave të punës së Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2024.

Grupi vendosi që në kalendarin e punës deri në qershor 2024 të ketë fokus në disa çështje, si në atë të ligjit për shëndetin riprodhues, për moshimin dhe edukimin seksual nëpër shkolla.

Në kuadër të këtyre tematikave u propozua që të organizohen edhe disa vizita në terren, kryesisht në disa shkolla 9-vjeçare me qëllim promovimin e vaksinës së Papiloma Virus, vaksinë e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës, në koordinim edhe me personelin e Qendrave Shëndetësore.