Brati: Në vendin tonë janë 12 raste të konfirmuara me Fruth, pjesa më e madhe janë fëmijë të pavaksinuar
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 18:27
Mjekja, Sonila Brati në një intervistë në Ora News foli për sëmundjen e Fruthit në vendin tonë. Brati u shpreh se në vendin tonë janë 12 raste të konfirmuara me sëmundjen e Fruthit.
Brati: Fruthi tashmë është kthyer në një problem.
Zyrtarisht në Shqipëria ka rënë këmbana e Fruthit.
Kemi gati 12 raste të konfirmuara.
Problematika qëndron se pjesa më e madhë e rasteve, janë fëmijë të pavaksinuar.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapëse.
Mbi të gjita është një sëmundje që ka një infektim të shpejtë tek fëmijët.
