Shuhet zjarri në pallatin në Tiranë, flakët nisën në kuzhinën e një banese në katin e dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 18:48
Është vënë nën kontroll zjarri që ra pasditen e sotme në një pallat në Tiranë.
Mësohet se zjarri ka nisur në katin e dytë të pallatit, ku ka marrë flakë kuzhina në këtë banesë.
Zjarri është shuar dhe zjarrfikësit po largohen.
