Syze Optike për vetëm 9,900 lekë/ “Max Optika”: Kjo paketë përfshin skeletë nga markat më të njohura

“Max Optika”, lider në tregun e optikës dhe rrjeti më i madh në rajon i shtrire në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut vjen me një ofertë për të gjithë klientët, e cila nuk duhet humbur.

Deri në 31 janar, klientët në të gjitha dyqanet e rrjetit “Max Optika” mund të përfitojnë nga paketa e plotë e shërbimeve optike për një çmim vetëm 9.900 lekë!

Kjo paketë përfshin skeletë nga markat më të njohura ndërkombëtare si: “Armani”, “Vogue” dhe “Ralf”, xhama optikë të cilësisë së lartë dhe një garanci të plotë 1 vjeçare nga gjiganti botëror i lenteve Hoya, si dhe vizitë okulistike falas.

Në “Max Optika”, profesionalizmi dhe ekspertiza e stafit përkujdesen duke siguruar zgjedhjen më të mirë për shikimin e klientëve.

Me një prani të fortë në rajon dhe një reputacion për cilësi të padiskutueshme, “Max Optika” është zgjedhja e parë e klientëve, që kërkojnë kombinimin perfekt të stilit dhe funksionalitetit.

Kjo ofertë deri në fund të janarit është një mundësi e mirë për klientët në të gjithë rajonin, të shijojnë elegancën dhe komfortin e skeleteve të markave të njohura, të përforcuara nga teknologjia e xhamave optikë te familjes “Hoya”.

Ndaj mos e humbni këtë mundësi, për të përditësuar pamjen dhe të rritur cilësinë e jetës vizuale.

“Max Optika” fton klientët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut të vizitojnë një nga dyqanet në rrjetin e tyre për të përfituar nga kjo ofertë e jashtëzakonshme, e cila është e vlefshme deri më 31 janar!

Zbulimi i stileve që përshtaten më së miri me klientët është vetëm një vizitë larg.