PAMJET/ Blegtorët në protestë, bllokojnë rrugën Levan - Vlorë: Shtetit po tallet me subvencionet

Blegtorët e Qarkut të Fierit kanë dalë mëngjesin e kësaj të marte në protestë duke bllokuar rrugën Levan – Vlorë.

Qëllimi i kësaj proteste që vjen një ditë pas protestës së blegtorëve të Gjirokastrës,  është kundër monopolit që duan të krijojnë fabrikat e përpunimit të qumështit në çmimet e blerjes së qumështit, lëndës së parë për përpunim, shtuar kësaj mungesës totale të mbështetjes nga qeveria.