Gjirokastër, blegtorët në protestë: Kullota jo, tallje me subvencionet nga shteti Do hap shtegun t'i hajë ujku, bagëtitë
Në Gjirokastër, dhjetëra blegtorë nga Tepelena, Përmeti, Saranda, Delvina, Gjirokastra, kanë lënë pikë takimi në urën e Kardhiqit për të zhvilluar një protestë.
Qëllimi i saj është kundër monopolit që duan të krijojnë fabrikat e përpunimit të qumështit në çmimet e blerjes së qumështit, lëndës së parë për përpunim, shtuar kësaj mungesës totale të mbështetjes nga qeveria. Një nga organizatorët e kësaj proteste në fjalën e tij para mediave tha: “Jemi shumë të rrezikuar nga falimenti, 100%. “
Kurse një blegtor nga Saranda theksoi: “I pari jam unë që mbaj familje të tëra. Po nuk ndryshuan gjërat do t’i fal bagëtitë, do t’u hap shtegun t’i hajë ujku, jo njeriu. Kështu jemi të tërë. Kam 400 krerë bagëti. Do t’u hap shtegun t’i hajë ujku, se asnjë mbështetje nuk ka nga shteti. Fare nuk ekziston. As në kullotat. Kullotat s’i njohim fare ne njëherë nga shteti. Subvencionet janë tallje. Gjithçka është drejt zhdukjes, ne jemi drejt falimentimit.
Nëse shteti nuk merr masa, pyesni në do t’i shesim?! Jo mor jo t’i hanë njerëzit, po do të hap shtegun t’i hajë ujku. Populli të na falë.”

