Liderët e rajonit në Shkup, Hajdari: Në mediat e RMV-së, i është kushtuar shumë pak rëndësi këtij takimi

Analisti, Fejzi Hajdari në një intervistë në Ora News foli për takimin e liderëve të rajonit të Ballkanit në Shkup. Hajdari u shpreh se në Maqedoninë e Veriut i kanë dhënë shumë pak hapësirë informative nga mediat.

Hajdari: Mediat këtu çuditërisht shumë pak hapësirë informative i kanë dhënë këtij takimi, për të mos thënë aspak.

Cuditërisht asnjë debat nuk është zhvilluar për këtë takim të rëndësishëm.

Edhe analistët nuk kanë shfaqur doza optimizmi.

Këtë e bazojnë në faktin se ndihma e premtuar për shtetet e rajonit është kushtëzuar me reforma që janë zvarritur me vite.

Vetëm 2 % e qytëtarëve kanë besim tek drejtësia në Maqedoni.

Maqedonia përballet me një shkallë të lartë korrupsioni.