Zgjedhje të reja në veri të Kosovës/ Përfundon mbledhja e firmave në 4 komunat për shkarkimin e kryetarëve

Zgjedhësit në katër komunat në veri të Kosovës kanë mbledhur firmat përmes të cilave do të kërkojnë zgjedhje të reja. Në këtë mënyrë për katër kryetarët me kombësi shqiptare do të nisë procesi i shkarkimit, duke zbatuar edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës

Në katër komunat e veriut të Kosovës ka përfunduar mbledhja e firmave përmes të cilave do të iniciohen zgjedhjet e parakohshme.

Formularët me të dhënat e zgjedhësve do ti dërgohen kryekomunarëve të votuar në prill të vitit të shkuar të cilët në një afat kohor prej tre ditësh materialet duhet tia dorëzojnë komisionit të zgjedhjeve.

Në vijim vijohet me verifikimin e të dhënave duke organizuar në 45 ditë një votim për shkarkimin e kryetarëve.

Nëse në proces 50 plus një për qind e votuesve shprehen kundër tyre, atëherë rezultati i dërgohet presidentes.

Në këtë rast Vjosa Osmani duhet të shpallë zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, sipas deklaratës së kqz duhen të paktën 3.640 firma, në Leposaviq 2.689, në Zveçan 1.411 votues dhe në Zubin Potok 1.347 votues,

Në këtë mënyrë i hapet rrugë zbatimit të një prej pikave të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Në proces mësohet se është bërë pjesë edhe lista serbe, e cila më herët ka shprehur pakënaqësi për votimet e vitit të shkuar që u realizua pas bojkotit të asaj kohe.

Madje marrja e detyrës së kryetarëve në të katër komunat u shoqërua me protesta të ashpra në maj. Si pasoj disa efektivë të KFOR-it mbetën të plagosur prej mjeteve të forta të hedhur ndaj tyre apo bombave molotov.

Tensionet arritën kulmin në sulmin në Banjskë ku akuzohet se u organizua nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.