Vuçiç në Shkup: Jemi të hapur për tregun e përbashkët rajonal! Ndihmë e madhe për biznesin dhe qytetarët
Liderë e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së dhe SHBA-së sot janë mbledhur në Shkup për të diskutuar planin e BE-së për rritje ekonomike të rajonit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se është me rëndësi që të sigurohen të ashtuquajturat kanale të gjelbra, që mundësojnë kalimin me lehtësi nëpër kufi të BE-së të kamionëve me mallra.
“Nuk shoh një rrezik të madh politikë për pjesëmarrësit këtu, përveç se ne. Për ne janë të rëndësishëm shiritat e gjelbërta, kjo do të jetë një ndihmë e madhe për një mjedis biznesi më të mirë për qytetarët tanë.
Për tregun e përbashkët rajon jam i hapur për të bashkë punuar. Kam një thirrje që ta ndihmoni me çështje të tilla, për të zgjidhur probleme të mëdha që do të ballafaqoheni.
Duhet të harmonizohemi kur flasim për çështjet ekonomike, para se të hyjmë në BE. Nëse ka masa të ndërmarra nga vendete fjalë, për shembull nëse duam të subvencionojmë kompani në Serbi, nuk e dimë nëse do jemi në BE, dhe nuk mund ta ofrojmë një shërbim të tillë.
Shpresoj ta mirëkuptoni këtë problem tonin. Nuk e besoj se do marrim masa kundër tjetrit, por janë çështje që duhet të diskutojmë. Lirshmëria e rajonit si Ballkani i Hapur, do të jetë përfitim i madh për qytetarët”, tha mes të tjerash ai.


