Liderët e rajonit mblidhen në Shkup, Zejnaj: Takim i rëndësishëm në pjesën ushtarake, ekonomike dhe politike

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News foli për takimin e lidërëve rajonal në Shkup. Zejnaj u shpreh se takimi i liderëve të rajonit të Ballkani në Shkup është një lajm i mirë.

Zejnaj: Është një takim shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh se para këtij takimi në nivel tjetër ishte vizita e Stoltenbeg sa i përket pjesa ushtarake, tani vjen pjesa ekonomike dhe tani me prezencën e SHBA vjen pak edhe pjesa politike.

Këta tre faktorë e bëjnë rajonin dhe Evropën më të sigurtë dhe më të qëndrueshme.

Në këtë kuptim bashkimi  liderëve të Ballkanit në Shkup për të diskutuar planin ekonomik të BE është një lajm i mirë.

Kryesisht O’Brian në fjalën e tij i referohej më shumë Kosovës dhe Serbisë për reformat e brendshme.