VIDEO/ Juventus mund pastër Sassuolon dhe nuk i ndahet Interit në krye

Juventusi bën…Juventusin.

Bardhezinjtë koleksionuan fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke shkuar në vetëm -2 pikë nga Interi kryesues.

Ekipi i Maximilliano Allegrit kaloi 3-0 Sassuolon, në një sfidë spektakolare në Torino.

Sulmuesi serb Dusan Vlahovic udhëhoqi “Zonjën e vjetër” në këtë takim, teksa realizoi një gol fantastik në minutën e 14-të.

 

Goli i dytë mban firmën e të njëjtit autor.

Një ekzekutim perfekt i Vlahovic në minutë ne 37-të mahnit të pranishmit në stadium, portieri Consigli përsëri nuk mund të bënte asgjë.  Në fund, Chiesa thelloi shifrat.

 

Trajneri i skuadrës nga Reggio Emilia, Dionisi vendosi të mos aktivizojë titullarë mesfushorin shqiptar, Nedim Bajrami. Me këtë disfatë, Sassuolo është në vendin e 14-të.

Juventusi i vendit të dytë (49 pikë) mbetet rivali kryesor i Interit, në garën për titullin kampion në Serie A.